12 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Japin mbrojtjen inxhinieri i gjeodezisë në Prizren dhe zyrtarja komunës, nën akuzat për korrupsion

Pranë, Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, sot e kanë dhënë mbrojtjen e tyre inxhinieri i gjeodezisë, Bajram Selmani dhe gjeodetja, Luljeta Rizanaj.

Drejtësia Sot, raporton se gjeodeti licencuar Selmani dhe zyrtarja KK-Prizrenit, Rizanaj po akuzohen se duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare në kundërshtim me kornizën e punës të Agjencionit Kadastral të Kosovës.

Gjatë mbrojtjes së tij, gjeodeti Bajrami potencoi se parcelat në fshatin Karashëngjergj janë parcelizuar në mënyrë të barabartë për të gjithë bashkëpronarët.

Konkretisht, i akuzuari tha se parcela me nr.518 është ndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë bashkëpronarët me nga 595 m2 dhe se asnjëri nga ta nuk është dëmtuar, ndërsa lidhur me parcelën me nr.488 tha se është kryer pa prezencën e fqinjëve sepse të njëjtit nuk kanë qenë prezent në kohën e ndryshimit të kufirit.

Tutje, ai sqaroi se me daljen ne terren ka hasur në dy objekte, një të pa rrënuar dhe një të rrënuar, ku sipas detyrës zyrtare objekti rrënuar do duhej të anulohej.

Ndër të tjera, lidhur me pretendimet e të dëmtuarit për ngastrën 518/5 tha se njëjta ka devijime në bazë të shënimeve kadastrale, ku për copëzimin e parcelës tha se personalisht ka dalur në terren, me te vetmen arsye për definim te ngastrave që kanë qenë objekt i copëzimit.

Po ashtu, edhe Luljeta Rizanaj deklaroi se asnjëri nga bashkëpronarët në këtë proces nuk është dëmtuar, pasi që të gjithë gëzojnë të drejtën e parcelave të krijuara me nga ¼ e pjesës ideale.

Gjithashtu, tha se përkundër ndryshimeve në parcela çdo pjesë e copëzuar është përfshirë në dispozitiv të aktvendimit.

Në fund, Rizanaj mohoi faktin se ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe me procedurat tjera të parapara për kontrollim teknik të dokumentacionit.

Pas mbrojtjes së të akuzuarve, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Teuta Krusha vendosi që seanca e radhës të mbahet më 05 nëntor 2021, me fillim nga ora 13:00.

Drejtësia SotPranë, Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, sot e kanë dhënë mbrojtjen e tyre inxhinieri i gjeodezisë, Bajram Selmani dhe gjeodetja, Luljeta Rizanaj.

Drejtësia Sot, raporton se gjeodeti licencuar Selmani dhe zyrtarja KK-Prizrenit, Rizanaj po akuzohen se duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare në kundërshtim me kornizën e punës të Agjencionit Kadastral të Kosovës.

Gjatë mbrojtjes së tij, gjeodeti Bajrami potencoi se parcelat në fshatin Karashëngjergj janë parcelizuar në mënyrë të barabartë për të gjithë bashkëpronarët.

Konkretisht, i akuzuari tha se parcela me nr.518 është ndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë bashkëpronarët me nga 595 m2 dhe se asnjëri nga ta nuk është dëmtuar, ndërsa lidhur me parcelën me nr.488 tha se është kryer pa prezencën e fqinjëve sepse të njëjtit nuk kanë qenë prezent në kohën e ndryshimit të kufirit.

Tutje, ai sqaroi se me daljen ne terren ka hasur në dy objekte, një të pa rrënuar dhe një të rrënuar, ku sipas detyrës zyrtare objekti rrënuar do duhej të anulohej.

Ndër të tjera, lidhur me pretendimet e të dëmtuarit për ngastrën 518/5 tha se njëjta ka devijime në bazë të shënimeve kadastrale, ku për copëzimin e parcelës tha se personalisht ka dalur në terren, me te vetmen arsye për definim te ngastrave që kanë qenë objekt i copëzimit.

Po ashtu, edhe Luljeta Rizanaj deklaroi se asnjëri nga bashkëpronarët në këtë proces nuk është dëmtuar, pasi që të gjithë gëzojnë të drejtën e parcelave të krijuara me nga ¼ e pjesës ideale.

Gjithashtu, tha se përkundër ndryshimeve në parcela çdo pjesë e copëzuar është përfshirë në dispozitiv të aktvendimit.

Në fund, Rizanaj mohoi faktin se ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe me procedurat tjera të parapara për kontrollim teknik të dokumentacionit.

Pas mbrojtjes së të akuzuarve, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Teuta Krusha vendosi që seanca e radhës të mbahet më 05 nëntor 2021, me fillim nga ora 13:00.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas policisë, vdekja e tij është konfirmuar nga...

‘Nxënësja jonë filloi rrugën e përjetësisë pa na thënë lamtumirë’: Shkolla ‘Emin Duraku’ në Prizren reagon me pikëllim pas vrasjes së 15-vjeçares nga babai...

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vrasje e rëndë në Prizren. 15-vjeçarja, Silan Görenç është therë me thikë për vdekje nga babai i saj në...

Lajmet e Fundit