9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Luis Suarez zbulon se ishte afër transferimit në Arsenal

Futbollisti uruguaian, Luis Suarez, ka zbuluar se ishte fare pran transferimit te klubi i Arsenal-it, derisa ky ishte pjesë e Liverpool-it në vitin 2013.

Në një intervistë të dhënë për UEFA.com, sulmuesi i Atletico- Madrid-it, tregoi se donte të transferohej në Arsenal, pasi që klubi i tij i atëhershëm, Liverpool-i, nuk merrte pjesë në Ligën e Kampionëve në atë edicion.

“Pas një sezoni të mirë që kalova në Liverpool, shumë klube shfaqën interes për mua. Arsenal-i ishte në mesin e tyre dhe unë doja të transferohesha atje, pasi që ata po merrnin pjesë në Ligën e Kampionëve gjatë atij edicioni”, deklaroi Suarez për UEFA.com.

“Por kur drejtimin e mori trajneri Brendan Rodgers, ai ishte faktori kryesor që më bindi të qëndroja aty. Ai më mori në telefon gjatë kohës sa isha në pushime në Uruguai dhe më tregoi se kishte një projekt të madh për të rikthyer klubin te trofetë”, shtoi ai.

“Gjatë bisedës Rodgers më bindi se kishte një projekt të mirë, i cili më pëlqeu, kështu që fola me menaxherin tim dhe i thash se nuk doja të largohesha”, tha mes tjerash Luis Suarez.

Suarez iu bashkua skuadrës së Liverpool-it nga Ajax-i për shumën e 21 milionë eurove, në vitin 2011.

Ai qëndroi për katër sezone aty, ku gjatë 133 ndeshjeve, arriti të shënonte 83 gola.

Forma e mrekullueshme që kaloi në Angli, bëri që Barcelona të paguajë shumën e 82 milionë eurove për ta transferuar bomberin në skuadër në vitin 2014.

Në Barcelonë, ai qëndroi për gjashtë sezone aty, ku kaloi periudhën më të mirë të karrierës së tij, duke shënuar 198 gola në 283 paraqitje në të gjitha garat.

Por, me ardhjen e trajnerit Ronald Koeman në stolin e katalanasve, ai u largua nga “Camp Nou”, për t’iu bashkuar skuadrës së Atletico Madrid-it për një shumë simbolike prej vetëm 7 milionë eurove.

Që në sezonin e parë në Madrid, Suarez arriti ta fitonte titullin kampion në La Liga, duke ndihmuar ekipin e tij me 21 gola të shënuar.

Ai ende është pjesë e Atletico Madrid-it, i cili po kalon në një formë të përkryer, përkundër moshës 34-vjeçare.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

Lajmet e Fundit