7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Ylli fiton ndaj Bashkimit dhe del përkohësisht në krye të tabelës

Në ndeshjen e parë të sezonit në “Sezai Surroi”, Bashkimi ka pësuar humbje nga Golden Eagle Ylli me rezultat 76:71, në kuadër të javës së nëntë të Superligës.

Çereku i parë i ndeshjes i takoi Bashkimit 22-16, e më pas dalëngadalë suharekasit e morën veten dhe e kthyen ndeshjen në anën e tyre. Ylli e fitoi çerekun e dytë 22:10 dhe shkoi me avantazh në pushim.

Gjatë pjesës së dytë, Bashkimi nuk lejoi që epërsia e Yllit të thellohej dhe e mbajti rezultatin e afërt deri në fund të ndeshjes, por në momentet vendimtare të ndeshjes, Ylli u tregua skuadër më e koncentruar dhe e fitoi takimin, 76:71.

Në fitoren e kampionëve në fuqi ishte Gëzim Morina me 22 pikë, u ndihmua edhe nga Erjon Kastrari me 19 pikë dhe Brandon Randolph me double-double prej 15 pikëve e 10 kërcimeve. Tek Bashkimi u veçua King me 18 pikë e 12 kërcime.

Me një ndeshje më shumë të luajtur se Peja, Ylli momentalisht i prin Superligës, kurse Bashkimi momentalisht ka bilanc 5-4.

Xhiron që vjen Bashkimi i shkon Prishtinës, kurse Ylli e pret skuadrën Prizreni-16.

Më Shumë

Mbërrijnë në Kosovë tri transferet e reja të Yllit

Golden Eagle Ylli mund edhe të llogarisë në vikend për tri ardhjet e reja të huaja. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, tri transferet e fundit për...

“Drejtësi, jo politikë” i 17 shkurtit merr përkrahjen e Bali Muharremajt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë vizituar Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune,...

Lajmet e Fundit