12.7 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Martinez apo Gerrard janë emrat e dëshiruar për drejtimin e Aston Villa-s

Humbja e Aston Villa-s të premten ndaj Southampton-it, ishte vendimtare për të shkarkuar trajnerin Dean Smith, i cili në pesë ndeshjet e fundit, mori po aq humbje.

Pas shkarkimit të Smith, rolin e kryetrajnerit momentalisht e ka ish-futbollisti i Anglisë, John Terry, i cili ishte ndihmës i trajnerit të posa shkarkuar.

Mirëpo, drejtuesit e klubit nuk i besojnë Terry-t në rolin e menaxherit, për shkak që ai nuk ka përvojë si trajner i parë.

Andaj, sipas gazetës “The Sun” drejtuesit e klubit të Villa-s, kanë dy emra në listë për të marrë drejtimin e skuadrës së tyre.

I pari duket pak sa i vështirë për tu realizuar, pasi që është trajneri i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, i cili vështirë së do ta linte skuadrën e tij para Kampionatit Botëror që do të mbahet në fundin e vitit të ardhshëm.

Emri i dytë dhe më lehtë i arritshëm është ai i ish-mesfushorit të Liverpool-it, Steven Gerrard.

Gerrard aktualisht është kryetrajner i ekipit skocez, Rangers, i cili mban këtë pozitë që nga vera e vitit 2018.

Ai gjithashtu po kalon momente shumë të mira në fillimin e karrierës së tij si trajner, pasi që skocezët janë ekipi i parë që Gerrard është duke drejtuar.

Mirëpo, një ofertë joshëse nga klubi i Aston Villa-s, ndoshta do ta bindte ish-mesfushorin e skuadrës së Liverpool-it.

Pra, mbetet të shihet se a do të emërohen njëri nga këta dy në stolin e Aston Villa-s, apo ky rol ro t’i besohet John Terry-t.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Vdes papritur një 48-vjeçar gjatë një ceremonie varrimi në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi. Siç mëson Sinjali, ngjarja...

Lajmet e Fundit