VIDEO/ Berisha: Gërshërët për t’i prerë teshat e atij që bëhet kryetar i komunës i kam unë

Ish-kandidati i Nismas Socialdemokrate për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha në “Edicionin Special” ka folur për përkrahjen që kjo parti i ka dhënë PDK-së për balotazhin e 14 nëntorit në komunën e Prizrenit.

Ai u shpreh se ka qenë më i sulmuari gjatë ditëve të fushatës së raundit të parë, por edhe atij të dytë, që nuk ishte më në garë.

“Unë i përkasë një subjekti relavisht të vogël, por si individ kam një mbështetje të kufizuar të qytetarëve, por shumë fanatike. Në këtë fushatë më së shumti jam sulmuar unë, jam sulmuar edhe gjatë kohës së fushatës për balotazh, kur nuk kam qenë vet në garë”, tha Berisha.

Sipas Zafir Berishës kjo nuk ka qenë e rastësishme, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo nuk ka qenë e rastësishme, sepse ata që i përcjellin zhvillimet në Prizren e dinë që në fund gërshërët për t’i prerë teshat e atij që bëhet kryetar i komunës i kam unë dhe natyrisht jam mirënjohës deri në përulje për mbështetësi e mi. Këtë e thash me një fuqi të kufizuar”, u shpreh ai.

Berisha gjithashtu tregoi se cila ishte pika që atë e mbajti gjallë në politikën e qytetit të Prizrenit.

“Unë mendoj që bësueshmërinë e atyre që e kanë për mua tash e një kohë të gjatë e çoj aty ku duhet dhe nuk e keqpërdori. Kjo për mendimin tim ka qenë ndoshta poenta që mua më ka mbajtur gjallë në politikën e qyetit”, tha Berisha.

Berisha bëri disa komente edhe për qeverinë aktuale, duke thënë se është qeveri me grumbull adoleshentësh politik si dhe tha se së shpejti do të ketë zgjedhje të reja në vend.

Kjo qeveri është me grumbull adoleshentësh politik. Unë mendoj se do të ketë zgjedhje në muajin prill ose në maj,  sepse ky vend nuk mund të durojë deri në pafundësi një qeverisje të këtij lloji”, u shpreh Berisha.

Tutje, ai shtoi se udhëheqjen e komunës së Prizrenit do ta vëzhgojë nga jashtë.

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit