Quni ‘nuk ka kohë’ të merret me deklaratat e Haxhi Avdylit

Kreu i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, deputeti Anton Quni ka thënë se “nuk ka kohë” të komentojë deklarimet e Haxhi Avdylit të Listës Guxo, i cili tha se votat e “disa rugovistëve” përcaktuan fitoren e Shaqir Totajt të PDK-së në Prizren.

Quni, në një prononcim për Paparacin të hënën, nuk dëshiroi të komentojë deklaratën e Avdylit.

“Fare s’kam vullnet me humbë kohë e me komentu deklarimet e tilla”, ka thënë Quni për Paparacin.

Ndërkaq, Avdyli tha sot se “disa rugosvistë dhe po ashtu aktivistë të LVV-së” janë dy grupacionet politike që bashkëpunuan me koalicionin PDK-AAK-NISMA, për ta mposhtur Mytaher Haskukën, kandidatin e LVV-së për kryetar të Prizrenit.

Avdyli, tha sot se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale dëshmoi për koalicionin e të gjithëve kundër Haskukës në Komunën e Prizrenit.

Ai u shpreh se do t’i bëjë opozitën pushtetit të ri në Komunën e Prizrenit, për të cilin shprehu dyshimet e tij.

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit