3.1 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Suharekë/U fsheh në tavanin e shtëpisë, si tentoi 27 vjeçari të vidhte në shtëpinë e mërgimtarit

Është arrestuar mbrëmë një person me inicialet J.B., 27 vjeçar pasi që i njëjti ka tentuar të kryej vjedhje në një shtëpi në Suharekë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, i dyshuari ka tentuar të kryej vjedhje në shtëpi të mërgimtarit i cili nuk gjendet në Kosovë.

Policia bën të ditur se i dyshuari ishte fshehur në tavanin e shtëpisë të cilën tentonte ta kryente vjedhjen.

Me vendim të prokurorit 27-vjeçari për tentim vjedhje është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:12, në rrugën “Bajram Curri” në Suharekë.

Më Shumë

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas rinumërimit...

Manipulimi me vota/ Një muaj paraburgim edhe për pesë të dyshuar në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar të premten masën e paraburgimit prej një muaji për pesë persona të dyshuar për manipulime me vota në...

Lajmet e Fundit