8.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Ankesa e PDK-së në Dragash, PZAP urdhëron KQZ-në të mos i përfshijë në rezultat votat me postë

Paneli Zgjedhor për ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Dragashit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani, lidhur me votat përmes postës.

PZAP-ja ka urdhëruar KQZ-në, që të mos i përfshijë votat me postë në Dragash me rastin e shpalljes së rezultatit përfundimtar për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të mbajtura me 14 nëntor të këtij viti.

Sipas ankesës së Shabanit, ai pretendon se pjesa më e madhe e zarfeve me fletëvotime të supozuara që kanë ardhur nga Austria, Zvicra dhe Gjermania janë të organizuara nga më së shumti tre persona, të shkruara me dorën e njëjtë. Poashtu ai pretendon se të njëjtat janë dërguar me postë nga një person, brenda disa minutash.

 

Sipas rezultateve të votave me postë, Bexhet Xheladini nga LDK ka marrë 359 vota, ndërsa Shaban Shabani nga PDK 77 vota. /Express/

 

 

 

Më Shumë

Elsa Lila akuza për Festivalin e Këngës: Albina Kelmendi, vodhi votat!

Këngëtarja Elsa Lila ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës, duke lëshuar akuza të forta që...

LVV forcon aleancat për raundin e balotazhit në Prizren, bashkëpunim me partinë e Albert Kinollit

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka njoftuar se ka arritur bashkëpunim me Partinë Rome të Bashkuar të Kosovës që drejtohet...

Lajmet e Fundit