LDK në Dragash kundërshton vendimin e PZAP-ës, do t’i drejtohet gjykatës

hefi i Shtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, Qamil Kolloni, e ka kritikuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas anulimit të gjitha votave me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në këtë qytet.

Ai ka theksuar se këtë rast ata do ta adresojnë në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

“Mendojmë se PZAP nuk i ka marrë parasysh të gjitha fakteve dhe ka bërë shkelje të votave të lira të qytetarëve. Për shkak se ato vota nga diaspora janë të familjarëve tanë, të cilët janë të gatshëm të vijnë edhe të dëshmojnë edhe në gjykatë, pas marrjes së këtij vendimi ne do t’i drejtohemi gjykatës për të ankimuar këtë vendim të PZAP”.

“Gjithsesi, unë mendoj se do të mbledh të gjithë kryesinë dhe do të marrim një vendim të përbashkët nuk do ta njohim rezultatin fare, për faktin se është e dyta herë që Komuna e Dragashit rezultati vendoset në tavolinë dhe nuk vendoset me votën e lirë të qytetarit , prandaj jemi të obliguar ta ruajmë çdo votë të qytetarit”, ka thënë Kolloni, për Klan Kosova.

Më Shumë

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit