1.8 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Mauricio Pochettino i gatshëm të largohet nga PSG dhe të bëhet trajner i Manchester United

Mauricio Pochettino është i gatshëm të largohet nga Paris Saint-Germain dhe të bëhet trajneri i ri i Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Norvegjezi u lirua nga detyrat e tij të dielën, një ditë pas humbjes poshtëruese 4-1 nga Watfordi, dhe dha një intervistë të fundit emocionale për MUTV.

Michael Carrick, pjesë e ekipit të trajnerëve në United që nga pensionimi i tij në vitin 2018, do të marrë drejtimin e skuadrës për një periudhë të përkohshme.

Thashethemet kanë qarkulluar se me kë dëshiron Unitedi të zëvendësojë Solskjaerin dhe sipas shumë mediave, Pochettino është objektivi kryesor i Djajve të Kuq.

Dhe Daily Mail thotë se ai do të ishte i gatshëm të rikthehej në futbollin anglez me Unitedin që ka një interesim të madh në të.

Pochettino mori drejtimin e PSG-së në fillim të këtij viti dhe nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2023.

Sidoqoftë, ai thuhet se është i përgatitur të largohet nga Parc des Princes përpara se të skadojë ajo marrëveshje – pasi nuk është i lumtur në kryeqytetin francez.

Familja e 49-vjeçarit është ende e vendosur në Londër pas qëndrimit të tij në Spurs dhe ai është duke banuar në një hotel në Paris.

PSG aktualisht është nëntë pikë përpara në krye të Ligue 1, por Pochettino thuhet se është i frustruar me egot e mëdha në skuadrën e tij.

Ai ishte një nga emrat në listë për të marrë drejtimin e Unitedit në dhjetor të vitit 2018 kur Jose Mourinho u shkarkua. United emëroi Solskjaerin si strateg të përkohshëm dhe më pas i dha atij kontratë afatgjate.

Sir Alex Ferguson besohet se e sheh argjentinasin si kandidatin e preferuar përpara emrave si Zinedine Zidane, Brendan Rodgers, Erik ten Hag dhe Ralf Rangnick. /Telegrafi/

Më Shumë

Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten (12 dhjetor) në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.   Sipas...

Këto janë dy viktimat që mbetën të vdekura nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, njëra ishte eksperte e njohur e ekonomisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare. Top Channel raporton se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija,...

Lajmet e Fundit