Anton Quni: Jo nuk ka marrëveshje me PDK-në në Prizren

Më 14 nëntor, në raundin e dytë të zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës arriti të fitojë Prizrenin me një diferencë të ngushtë me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas fitores dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor tashmë kanë nisur negociatat dhe marrëveshjet midis subjekteve politike për të bashkëqeverisur.

Nisma Socialdemokrate dhe AAK-ja  pritet të jetë pjesë e qeverisjes së re në Prizren.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, si një nga subjektet e përfolura se ka mbështetur Shaqir Totajn në Prizren, nuk pritet t’i bashkohet kabinetit të tij.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, dhe e ka pyetur nëse kanë marrëveshje për të bashkëqeverisur me PDK-në, i njëjti ka mohuar kategorikisht mundësinë e një bashkëpunimi me këtë subjekt politik.
“Jo nuk ka marrëveshje” tha shkurt Quni

Në zgjedhjet e 14 nëntorit Shaqir Totaj e ka mundur Myhater Haksukën e Lëvizjes Vetëvendosje duke fituar 51.01 përqind apo 27 mijë e 17 vota.

Haskuka ishte i dytë me 48.99 përqind apo 25 mijë e 952 vota.Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë ankesë për rivotim në 23 vendvotime, por kjo kërkesë është hedhur poshte si e pabazë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit