31.2 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Festivali “Hasi Jehon”, propozohet që të merr statusin e asetit në Mbrojtje të Përhershme

Me rastin 45 vjetorit të themelimit të Festivalit folklorik “Hasi Jehon” Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në bashkëpunim me organizatorët e këtij festivali, kanë përgatitur formularin dhe propozimin pranë Komisionit profesional shqyrtues për përfshirje në listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme në kategorinë e trashëgimisë shpirtërore.

Manifestimi kombëtar i kulturës Festivali Folklorik “Hasi Jehon”, si manifestim i përshpirtshëm kulturor, në skenën e festivalit sjell vlerat më autentike të trashëgimisë shpirtërore, është unik, më i vjetri dhe më i organizuari në veprimtarinë e këtij lloji në trevat e Ballkanit.

Është themeluar në shtator të vitit 1976, nga SHKA “Malësori” dhe rinia e fshatit Gjonaj. Ka nisur veprimtarinë e vet me SHKA, grupet artistike të shkollave të Hasit, rapsodë, lojtarë të lojërave popullore, instrumentistë popullor, me veshje unike kombëtare, për të arritur pas luftës në organizimin më të konsoliduar të kulturës e trashëgimisë në nivel kombëtar.

Festivali Folklorik “ Hasi Jehon” bazohet në disa shtylla të veprimtarisë së vet dhe ato kanë bazë dhe ekskluzivetet, trashëgiminë shpirtërore por që identifikohet me

folklor burimor, vallet, këngët, lojërat, doket dhe zakonet e mbarë trevave shqiptare.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha, thotë se “vlerat përfaqësuese të këtij festivali, na obligojnë ta ruajmë, ta kultivojmë, ta zhvillojmë dhe ta afirmojmë edhe në përmasa ndërkombëtare, si festival ndër më të veçantit, i cili përmes vlerave të kulturës e të trashëgimisë, vë në pah vlerat tona kombëtare, me të cilat identifikohemi si komb, si popull me traditë dhe trashëgimi të pasur e të pa kontestuar”.

Më Shumë

Sot 27 vjet nga rënia e komandant Ismet Jasharit

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandant Ismet Jasharit – Kumanovës, një prej figurave më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I lindur...

Balje: Kam shpresë që në këto 30 ditë dikush do të lëshojë pe

Deputetja Duda Balje para seancës konstituive ta se ka shpresë që në këto 30 ditë dikush do të lëshojë pe. Ajo gjithashtu u shpreh se...

Lajmet e Fundit