23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Këtu janë disa nga masat e reja që do të miratohen në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Klan Kosova me anë të burimeve ka mësuar se një pjesë e masave që do të miratohen do të jenë të njëjta si me ato që ishin më parë. Por ka edhe disa të tjera që janë të reja një ndër to është ofrimi i vaksinimit me ekipe mobile në pikat kufitare të vendit dhe në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”.

Nga këto masa do të ndalohen veprimtaria e klubeve të natës, organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskurizioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesa, ahengjeve familjare dhe shoqërore.

Dëshmia  e vaksinimit kundër COVID-19 do të kërkohet edhe nga Trafiku Urban, po ashtu certifikata e vaksinimit do të kërkohet edhe në pikat kufitare për fëmijët 12 vjeç, deri tani dëshmia e tillë kërkohej për personat mbi 16 vjeç.

Sipas masave të reja mbledhjet e Qeverisë dhe Kuvendit nuk do të ndalohen por duhet të mbahen me masë 1 metër brenda pjesëmarrësve.

 

Më Shumë

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Lajmet e Fundit