15.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Vendim: Bosnja duhet të ketë viza për të hyrë në Kosovë

Bosnja-vizaKosova ka marrë vendim që të vendosë masa të reciprocitetit me Republikën e Bosnjë e Hercegovinës sa i përket regjimit të vizave.

Siç mësohet, në njërën prej mbledhjeve të veta, Qeveria ka marrë vendimin për ndryshimin e kushteve të hyrjes dhe regjimit të vizave për të huajt në Republikën e Kosovës.

Sipas pikës 6 të këtij vendimi, shtetasit e vendeve që nuk janë të listuara në pikën 1 të këtij vendimi, ose me të cilat nuk ka marrëveshje ndërkombëtare për hyrjen, transitin, ose qëndrimin në Republikën e Kosovës, mund të hyjnë, të kalojnë ose të qëndrojnë në territorin e Republikës së Kosovës me kusht që të kenë dokument udhëtimi valid dhe vizë kosovare. Një nga këto shtete është edhe Bosnjë e Hercegovina.

Në vendim po ashtu thuhet se Ministria e Brendshme, Policia e Kosovës dhe Ministria e Jashtme janë përgjegjëse për zbatimin e vendimit.

Burime brenda Ministrisë së Jashtme kanë bërë të ditur për KTV se shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës vizat kosovare duhet t’i marrin në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.

E, shtetasit e vendeve për të cilat Republika e Kosovës aplikon regjim vizash, por të cilët kanë lejeqëndrim biometrik valid të lëshuar nga një prej shteteve të zonës Schengen (po ashtu bartësit e vizës valide shumëhyrëse të Schengenit), lirohen nga nevoja për t’u pajisur me vizë kosovare për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës. Mirëpo, qëndrimi i tyre brenda territorit të Kosovës kufizohet në 15 ditë.

Më Shumë

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Lajmet e Fundit