21.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Shikohen video incizimet në ditën kur u rrënua aneks objekti “Abi Çarshisë”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku po akuzohet Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi dhe pesë zyrtarë tjerë komunal.

Në të vërtetë, bashkë me deputeten Vrenezi për rrënimin e aneks objektit tek Abi Çarshia, po gjykohen edhe ish-kryeinspektori Islam Thaqi, inspektorja e ndërtimtarisë Egzona Morina Thaqi si dhe tre zyrtarët e Drejtorisë së Inspektoratit Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi.

Fillimisht në seancën e sotme, prokurori i shtetit Mehdi Sefa tha se lidhur me provat e propozuar nga mbrojtësi i të akuzuari Thaqi nuk mundë të deklarohem për faktin se avokati Blerim Mazreku, nuk i ka arsyetuar rrethanat dhe arsyet se përse trupi gjykues duhet ti pranojë si provë për tu administruar.

Reagim për provat e propozuar nga avokati Mazreku, pati edhe nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokati Taulant Hodaj, ku i njëjti i kishte kundërshtuar me anë të parashtresës së datës 08.11.2021.

Ndërsa, lidhur me këtë fakt avokati Mazreku, deklaroi se provat e propozuar janë të sqaruar se në cilat rrethana do ti vërtetoj dhe se me anën e këtyre provave do të vërtetohen se të gjitha veprimet e të akuzuarit Thaqi, kanë pasur për qëllim mbrojtjen e interesit të përgjithshëm e jo dëmtimin e ABI-SHPK.

Ndryshe, në seancën e sotme janë shikuar edhe video inqizimet, ku janë përfshirë deklarimet publike të të gjithë palëve në rastin e objektit “Abi Çarashia”.

Në fund, për shkak të përfundimit të orarit të punës, gjyqtarja Kicaj vendosi që ta ndërpresë shqyrtimin e sotëm, ndërsa seancat e radhës i caktoj për janar 2022.

Ndryshe, sipas aktakuzës, të akuzuarit duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit për “Abi” SHPK – Prizren.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur 20 dhjetor 2019, përshkruan që zyrtarët komunal Islam Thaqi, Jetmire Vrenezi, Egzona Morina Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje në atë mënyrë që realizojnë rrënimin e aneks objektit “Abi Çarshia” duke ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Tutje të pandehurit duke mos i përfillur vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi me ç ‘rast gjatë rrënimit, “Abi” ShPK në Prizren i shkaktojnë dëm në shumën prej 69.729.66 euro.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, që do të...

Lajmet e Fundit