Tjetër klub anglez futet në garë për transferimin e Strakoshës

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin e Lazio-s, e cila i skadon në verën e ardhshme.

Në rast se nuk vazhdon kontratën me klubin nga kryeqyteti italian, Strakosha do të mbetej futbollist i lirë në qershorin e ardhshëm.

Dhe, si rrjedhojë e kësaj, shumë klube janë futur në garë për të transferuar gardianin kuqezi.

Pas interesimit të Newcastle United, tani në garë është futur edhe klubi tjetër nga Premier Liga, Watford.

Siapas asaj që raporton “Calciomercato”, trajneri i Watford-it, Claudio Ranieri, u ka kërkuar drejtuesve të klubit, që të bëjnë një ofertë për portierin 26 vjeçar.

Aktualisht, skuadra e teknikut italian është në vendin e 17-të dhe i duhet të përmirësohet në janar duke filluar nga porta me nënshkrimin e Strakoshës, derisa ai kërkon ta shpëtojë skuadrën që të mos bie nga kategoria e parë e futbollit anglez.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, teksa edhe Lazio do të mundohet ta bindë portierin për të rinovuar.

Strakosha ka humbur vendin e titullarit në klubin e Lazio-s, ndërsa vetëm në katër sfidat e fundit, mes Serie A dhe Ligës së Evropës, trajneri Maurizio Sarri i ka besuar gardianit të kombëtares shqiptare.

Kujtojmë që Strakosha është rritur në akademinë e klubit nga Roma, i cili paraqitjen e parë e bëri në vitin 2016.

Ai numëron në total 181 paraqitje me klubin e Lazio-s, por kohëve të fundit gjithmonë ka qenë zgjedhja e dytë e trajnerëve të tij.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit