9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

LDK-ja do ta bojkoton zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren  ka paralajmëruar bojkotimin e seancës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit, ku në rend dite është zgjedhja e kryesuesit të këtij organi.

“Në takimin që kanë mbajtur sot, Grupi i Kuvendarëve me nënkryetarët e degës tonë, është vendosur që kuvendarët të mos marrim pjesë në seancën e radhës, ku pritet të jetë në rend dite zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës. Gjithashtu, nga ky takim doli zotimi se grupi do të mbetet në konsulta të vazhdueshme me kryesuesit që po e menaxhojnë degën deri në një situatë të re reformimi dhe lidershipi të ri”, thuhet në njoftimin e degës së LDK-së, të publikuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë ndërkaq se LDK ka refuzuar bashkëpunimin me Shaqir Totajn në ekzekutiv, çka do të thotë se Lidhja Demokratike në kryeqytetin historik do të qëndrojë në opozitë.

Këtë për GazetaBlic e pranoi edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në këtë qytet, Hatim Baxhaku.

” Jo, jo, ne do të qëndrojmë në opozitë – nuk hyjmë në qeveri. Sigurisht që do të jemi një opozitë konstruktive” , ka thënë Baxhaku për GazetaBlic.

 

Më Shumë

Ky është punonjësi i Doganës që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Dogana e Kosovës ka reaguar me pikëllim të thellë pas ndarjes nga jeta të punonjësit të saj, Enis Thaqi, i cili u gjet pa...

Ismet Munishi, trajneri i ri i Lirisë

Pas largimit të Liridon Lecit, mediat raportojnë se Ismet Munishi mund të marrë drejtimin e ekipit të parë të Lirisë. Derisa klubi nuk ka bërë ende...

Lajmet e Fundit