7.4 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Aktakuzë për grabitje në Prizren – bëhej kishte po rregullonte biçikletën, pastaj e godet të dëmtuarën me shufër të hekuri

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti  i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Sipas aktakuzës, më 06.10.2021, rreth orës 19:25 minuta në Prizren, i akuzuari E.K., me përdorim të forcës e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të dëmtuarës Sh.M., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ishte duke u kthyer në shtëpi në këmbë, në rrugë vëren të akuzuarin i cili ka qenë ulur dhe kinse po rregullonte biçikletën dhe me t’iu ofruar ai nga pas e godet të dëmtuarën me një shufër të hekurit në kokë dhe në pjesën e fytyrës.

“… ashtu që e rrëzon në tokë dhe pasi e dëmtuara rrëzohet në tokë vazhdon të godas me shqelma në pjesën e poshtme të shpinës, dhe ia merr çantën prej dorës me  artikuj të ndryshëm ushqimor, portofolin me tridhjetë e pesë (35) euro si dhe një zemër të arit, celularin, një byzylyk të dorës dhe largohet në drejtim të panjohur, duke e lënë biçikletën, bluzën e tij në vendin e ngjarjes dhe byzylykun e dorës të cilën e ka marr në mënyrë të dhunshme nga e dëmtuara e cila gjatë ikjes i ka rënë në tokë, me çka të dëmtuarës Sh.M., i shkakton lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë. Me këto veprime i pandehuri E.K., ka kryer veprën penale ‘Gabitja’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.?

Më Shumë

16 lagje të Prizrenit nesër nuk do të kenë ujë

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se për shkak të vendosjes së ujëmatësit për matjen e prodhimit të ujit në...

Drejtuesit e “Ekoregjionit” apelojnë për pagesën e faturave të mbeturinave

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Ekoregjioni”, Burim Shala i ka bërë thirrje qytetarëve që ti kryejnë obligimet lidhur me shërbimin e mbledhjes...

Lajmet e Fundit