Korçë, 62-vjeçari gjendet i vetëvarur në një shtyllë

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët, larg banesës së tij.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se i moshuar është vetëvarur në një shtyllë, ndërsa nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie të Maliqit, rrethi i Korçës, ndërsa policia thotë se nga deklarimet e marra nga familjarët rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Shfrytëzoni ofertat në Deppo Market

“Më datë 28.12.2021, rreth orës 20:40, në fshatin Podgorie, Maliq, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur në një shtyllë, larg banesës së tij, shtetasi R. Ç., rreth 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni”, thuhet në njoftimin e policisë. /tch/

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit