Tre të vdekur dhe qindra shtëpi të shkatërruara nga zjarri, Biden shpall gjendje katastrofe

Tre persona janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu në Kolorado, duke shkaktuar mijëra evakuime dhe duke shkatërruar gati 1000 shtëpi.

Zyrtarët fillimisht thanë se nuk kishte raporte për viktima apo banorë të zhdukur pas zjarrit që shpërtheu më 30 dhjetor në periferi në veri të zonës metropolitane të Denverit.

Sherifi i qarkut Boulder, Joe Pelle tha se tre personat e zhdukur, të cilët ai nuk pranoi t’i identifikonte, jetonin të gjithë në shtëpitë që ishin djegur nga flakët, raporton BBC.

Autoritetet po hetonin të gjitha rrugët për të përcaktuar burimin e zjarrit, ndërsa presidenti i SHBA’së, Joe Biden ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare.

Biden ka ndarë edhe fonde për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e prekura. /abcnews.al

Më Shumë

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Lajmet e Fundit