20 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Nuk respektuan masat antiCOVID, Policia dënon 468 qytetarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar 468 qytetarë që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Në njoftim thuhet se, Policia e Kosovës, qëkur janë paraqitur rastet e para me COVID-19, ka hartuar dhe ka zbatuar planin operativ, plan ky i cili është përditësuar, rifreskuar dhe përshtatur masave që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë.

“Me qëllim të vazhdimit të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, ka realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare etj”, thuhet në njoftim.

Tutje, në komunikatë theksohet se, Policia e Kosovës vazhdon edhe aktivitetet e përbashkëta me inspektorët kompetentë, edhe pse nuk e ka qellim primar ndëshkimin e qytetarëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shqiptuar 468 gjoba në bazë të ligjit, ndaj atyre që nuk kanë zbatuar këto masa. Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë që të respektohen masat, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku në parandalimin e përhapjes së pandemisë”, përfundon njoftimi i Policisë. /

Më Shumë

Në Rahovec mbahet konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”, në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës,...

Nis epoka e “Profesorit” me fitore spektakolare, Malisheva mposht Ballkanin

Malisheva ka shënuar një fitore të madhe ndaj Ballkanit, duke triumfuar me rezultat 4-2 në një përballje spektakolare dhe plot emocione. Ndeshja shënoi edhe debutimin...

Lajmet e Fundit