10.3 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Bora e madhe ngujon njerëzit në vetura, së paku 21 të vdekur

Të paktën 21 persona kanë vdekur, pasi reshjet e dendura të borës i ngujuan në veturat e tyre në pjesën veriore të Pakistanit.

Ushtria po mundohet që t’i pastrojë rrugët dhe t’i shpëtojë njerëzit tjerë, që ende janë të ngujuar afër qytezës Murree, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Sheikh Rashid, rreth 1.000 automjete janë bllokuar në një autostradë gjatë një stuhie bore.

Murree është qytezë malore në veri të kryeqytetit Islamabad. Mediet lokale raportuan të shtunën se turistët po mbeten të bllokuar për shkak të borës.

Më shumë se 100.000 vetura kanë hyrë në Murree ditëve të fundit për t’i parë reshjet jashtëzakonisht të dendura të borës. Kjo shkaktoi tollovi të madhe trafiku në rrugët që çojnë në këtë qytezë, tha policia.

Zona tashmë është shpallur vend fatkeqësie dhe njerëzve u është bërë thirrje që ta shmangin atë. Kryeministri Imran Khan tha se është i tmerruar nga vdekja tragjike e turistëve. “Kam urdhëruar hetime dhe kam vendosur rregulla të fuqishme për ta siguruar parandalimin e tragjedive të këtilla”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Më Shumë

Albin Kurti propozon: Unë Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca Kryeministër

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm,...

OVL-UÇK reagon për mospërfshirjen e veteranëve në rritjen e pagave

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklarimeve të sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit