1.3 C
Prizren
E martë, 8 Prill, 2025

Këta janë tre emrat që Zafir Berisha ia ka propozuar Shaqir Totajt, për drejtorë të Ekzekutivit

Kryetari e nënkryetari. Këto dy pozita tashmë janë konstituuar në komunën e Prizrenit ku Shaqir Totaj e ka fituar pozitën e kryetarit përmes votës së qytetarëve, ndërsa gjatë ditës së sotme ai ka vendosur ta emëroi si nënkryetar të kësaj komune Kujtim Gashin nga po partia e tij, PDK.

Por kryetari aktual i Prizrenit nuk ka vendosur ende se kush do të vendoset nëpër drejtori të ndryshme që bashkë me ta do ta udhëheqin Prizrenin për katër vitet e ardhshme.

Telashet sipas të gjitha gjasave janë brenda vet PDK-së, në këtë komunë e ku Totaj ka thënë ditë më parë se nuk do të ketë në kabinetin e tij njerëz që kanë aktualisht probleme me ligjin.

Dy partnerët e PDK-së, AAK e Nisma tashmë edhe ia kanë dërguar Totajt emrat e tyre për drejtorë.

Derisa AAK-ja do t’i ketë tri gra drejtoresha, Nisma ndërkaq vetëm një grua e ka propozuar për drejtor në Komunës.

Gazeta Blic ka mësuar se tri drejtoritë që do t`i ketë Nisma Socialdemokrate si pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje janë Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, Drejtoria e Urbanizmit dhe ajo e Administratës.

“Lirie Xhemaj- Bytyqi do të jetë në drejtorin e Zhvillimti Ekonomik dhe Turizëm. Pranverim Berisha, Drejtoria e Urbanizmit si dhe Edin Shehu në Drejtorinë e Administratës. Këta tre emra ka kohë që i janë dorëzuar kryetarit Shaqir Totaj, por nuk e di se pse emërimi nuk po ndodh ose kur do të ndodh”, ka thënë një burim i Gazeta Blic nga Nisma.

Gazeta Blic merr vesh se drejtoria e Shërbimeve Publike është bërë ‘mollë sherri’ brenda vetë PDK në Prizren për faktin se shumica e grupeve të interesit në këtë parti dëshirojnë të kenë ‘qasje’ me të lehtë në këtë drejtori.

Zyrtarisht askush as nga PDK e as nga Nisma nuk kanë folur publikisht.

Më Shumë

Arrestohet 65-vjeçari në Prizren, në shtëpi iu gjet granatë dore dhe armë zjarri

Sektori i hetimeve rajonale ne Prizren, kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin: B.K., 65-vjeçar, i cili në shtëpinë e tij, sipas policisë posedon...

Akti 2 i Finales: KEK-u në pragun e historisë, Grapeland në kërkim të reagimit

Pas një fillimi tronditës të serisë finale të Ligës së Parë, ku KEK-u triumfoi në Rahovec me rezultat 69:78, vëmendja tani zhvendoset në Obiliq....

Lajmet e Fundit