Përfundon takimi i ambasadorëve të QUINT-it me krerët e shtetit

Ka përfunduar takimi ndërmjet përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit nuk ka pasur deklaratë për media.

Nis takimi i ambasadorëve të QUINT-it me krerët e shtetit

Ka filluar të mbahet takimi ndërmjet përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Temë e diskutimit do të jetë lejimi i organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Presioni në lidhje me lejimin për organizim të këtij referendumi është rritur sidomos sot kur shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.

Nga Qeveria kanë thënë gjatë të premtes se “serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë”. /Telegrafi/

   

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit