14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Prizren, 92 nxënës dhe 10 mësimdhënës pozitivë me COVID-19

Virusi Covid-19 ka prekur  nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e instuticioneve arsimore në Prizren.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj- Gutaj, thotë se sipas raporteve nga terreni nga data 17 janar deri më tani, janë të konfirmuara 92 raste të nxënësve të infektuar, 10 mësimdhënësve, një edukatori dhe një ndihmës kuzhinieri.

Për shkak të gjendjes së krijuar, mësimi në disa klasa po zhvillohet online, vijoi ajo më tej.

“Përkundër këtyre rasteve, gjendja është në kontroll dhe nuk ka vend për shqetësim që mund të dëmtojë procesin mësimor”, theksoi ajo.

Drejtoresha Veselaj- Gutaj, më tej njoftoi edhe për shkollat në të cilat janë konfirmuar rastet e infektimeve.

Ajo tha më tej se ka arritur një marrëveshje me DKSH dhe QKMF-në, që të kryejnë teste rapide me nxënësit për Covid-19 në shkollat ky dyshohet se mund të ketë infektime të mundshme, dhe me qëllim që të parandalohet shkalla e infektimeve të reja.

“Pavarësisht situatës së krijuar nga rritja e këtyre rasteve, jemi duke u angazhuar maksimalisht që gjendjen ta kemi nën kontroll që mbarëvajtja e procesit mësimor të vijoj normalisht”, tha  Veselaj- Gutaj./TV Prizreni/

Më Shumë

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij...

Lajmet e Fundit