13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Gastronomia lejohet të punojë vetëm deri në ora 21:00

Si pasojë e rritjeve të rasteve me virusin COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtrëngimin e masave anti-COVID në vend.

Ndër masat e reja të ndërmarra, është kufizimi i orarit të punës për gastronominë.

Sipas vendimit të ri të Qeverisë, gastronomia ka të drejtë të punëojë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes. Sipas vendimit, muzika duhet të ndalet në ora 20:30.

Këto janë masat e plotë në sektorin e gastronomisë:

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 26.1 ose 26.2 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.

Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 26.1 ose 26.2.

Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit. 

Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

Ndërsa paguan porosinë;

Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 39.1 deri 39.4 është e obliguar bartja e maskës.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.

Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.                    

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 21:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze të higjienës për veturën, porositë dhe personelin”.

Më Shumë

Paraqitet në stacionin policor në Rahovec, policja e raportuar si e zhdukur

Policja e raportuar si e zhdukur është paraqitur në stacionin policor në Rahovec. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e...

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kompleksi afarist-banesor 'Newco Elan' , po e ndryshon përvojën e banimit në Prizren. Ky kompleks ofron banesa me cilësi të lartë të banimit, duke ju...

Lajmet e Fundit