Zyrtare/ Sevilla arrin marrëveshje për transferimin e Martial-it

Klubi i Sevilla-s e ka mposhtur konkurrencën e Juventus-it për të fituar shërbimet e futbollistit të Manchester United, Anthony Martial.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Martial sikurse edhe klubi i Manchester-it kanë arritur marrëveshje me ekipin andaluzian.

Formula e transferimit do të jetë huazim deri në fund të sezonit, pa obligim blerje, vetëm nëse klubet arrijnë një tjetër marrëveshje.

Kësisoj Sevilla ka mposhtur Juventus-in në garë për francezin i cili gjatë ditëve të ardhshme do të udhëtojë drejt Spanjës për testet mjekësore.

Kujtojmë që sulmuesi 26 vjeçar ka qenë disi nën hijen e Manchester-it, i cili këtë sezon ka luajtur vetëm 210 minuta në Premier Leauge.

Ai u transferua te “djajtë e kuq” në verën e vitit 2015 nga skuadra e Monaco-s, për të cilin shpenzuan 60 milionë euro.

Për gati shtatë vite, Martial numëron 269 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e kuqe, prej të cilave ka shënuar 79 gola.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit