Drejtoria Inspektorateve liron hapësirat publike në lagjen ‘Bazhdërhane’

Drejtoria Inspektorateve në Prizren ka filluar me lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike.

Aksioni i  inspektorëve ka qenë në lagjen ‘Bazhdërhane”, përball Qendrës Sportive “Sezai Surroi”.

Shitësit ambulantiv janë zhvendosur nga trotuarët dhe janë vendosur brenda hapësirës së lirë,  që për momentin po përdoret si hapësirë tregu, deri në momentin e ndërtimit të një hapësire adekuate për ta.

“Ky veprim është në mbrojtje të shëndetit publik të qytetarëve tanë, ofron më shumë siguri në higjienën e ushqimeve që shiten nga shitësit ambulantiv dhe në funksion të lirimit të hapësirave për lëvizje të lirë në trotuare dhe në rrugë”.

“Komuna e Prizrenit shumë shpejtë do të sigurojë hapësira të veçanta për shitësit ambulantiv, duke ndërtuar tregje në shërbim të tyre dhe konsumatorëve”,njofton Komuna e Prizrenit.

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit