Prizren: Ngritet aktakuzë për dy persona për falsifikim të parave

Sipas aktakuzës, nga prilli i vitit 2021 në Prizren, i akuzuari S.H., në kioskën e tij së bashku me të akuzuarin B.D., në bashkëkryerje, marrin, blejnë, vënë në qarkullim, pranojnë apo posedojnë para të falsifikuara, me qëllim të vënies së tyre në qarkullim, në atë mënyrë që i pandehuri S.H., blen nga i akuzuari B.D., 2000-1000-200-400-200 euro, gjithsej 3800 euro, monedha të metalta nga 2 euro të falsifikuara, dhe për këtë shumë B.D., ia ka dhënë-paguar 1600, 800, 160, 320, 160 euro, gjithsej 3 mijë e 40 euro kartëmonedha në origjinal.

I akuzuari S.H., monedhat metalike të falsifikuara prej 2 euro i vë në qarkullim, ashtu që blen mall për kioskë, cigare, pije si dhe kryen pagesa të tjera.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore i akuzuari B.D., u shet edhe personave të tjerë monedha metalike të falsifikuara nga 2 euro në këmbim të kartëmonedhave origjinal duke i zbritur 20 përqind nga shuma e ofruar.

Me këto veprime, të pandehurit B.D., dhe S.H., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit