6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Trepça bindëse ndaj Rahovecit, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj Rahovecit me rezultat 77:57 (14:8, 26:17, 22:17, 15:15), për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Mitrovicasit nga fillimi i ndeshjes ishin më të mirë. Në çerekun e parë e nisën lojën për mrekulli, me një epërsi 13:4, dhe e kontrolluan këtë pjesë duke e fituar me rezultat 14:8.

Xehetarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 17 pikë, 40:23, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 40:25.

Vreshtarët nuk ishin në të ditën më të mirë të tyre, kurse mitrovicasit aplikuan një mbrojtje të fortë, e kjo solli sukses, për të thelluar epërsinë edhe më shumë, që shkoi deri në 24 pikë, 62:38, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:42.

Në dhjetë minutat e fundit, mitrovicasit kontrolluan lojën dhe për asnjë moment nuk e rrezikuan fitoren, duke triumfuar me shifrat 77:57.Te Trepça u dalluan Amin Hot me 14 pikë e katër kërcime dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë, kurse te Rahoveci u dalluan Tj Dunans me 14 pikë e tetë kërcime dhe Fisnik Rugova me dhjetë pikë e tetë kërcime.Trepça në finale e pret fituesin e ndeshjes Peja-Sigal Prishtina, që zhvillohet nga ora 20:00.

Më Shumë

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

Delirium

Lajmet e Fundit