Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Banjë të Malishevës

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se në Banjë të Malishevës një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte lënduar në vendin e tij të punës.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK).

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishe lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas raportit, rasti është cilësuar si Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit