Komiteti portugez nxjerr në dritë mbi 200 raste të abuzimit seksual në kisha

Një komitet në Portugali që merret me historinë e abuzimit seksual të fëmijëve në Kishën Katolike portugeze, ka thënë se gjatë muajit të parë të punës së tyre ka pranuar akuza nga 214 persona, raporton Associated Press.

Akuzat vijnë nga njerëz të lindur mes viteve 1933 deri më 2006 dhe treguan për torturën psikologjike të mbajtur sekret për dekada, ka thënë Komiteti i pavarur për Studimin e Abuzimit të Fëmijëve në Kishë.

“Kjo vuajtje lidhet me ndjenjën e turpit, frikës, fajësisë dhe vetëpërjashtimit, duke forcuar idenë e jetës ku ndjenja e të qëndruarit anash ishte gjithnjë prezentë”, ka thënë komiteti.

Zyrtarët e Kishës portugeze kanë thënë dy vjet më parë se autoritetet kanë hetuar vetëm disa pretendime që ishin bërë për abuzim seksual, përfshirë priftërinjtë portugezë që nga viti 2001. Shumica e atyre rasteve u fshinë me arsyetimin se nuk kishte shumë prova.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit