Hanefi Muharremi jep dorëheqje nga Kuvendi i Prizrenit

Kuvendari i LDK-së, Hanefi Muharremi ka dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Prizrenit.

Ai, në zgjedhjet e fundit lokale ishte bartës i listës së LDK-së.

“Kur më kanë caktuar bartës të listës në zgjedhje, pata thënë në parti(LDK) se, nuk e mbaj pozitën e kuvendarit”, tregon Muharremi për “PrizrenPress”.

Ai falënderon votuesit e LDK-së për mbështetjen që treguan në zgjedhjet e fundit lokale.

Hanefi Muharremi do të zëvendësohet nga Haziz Hodaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Lajmet e Fundit