Detaje të reja për rrahjen e vëllezërve në Prizren, inicialet dhe mosha e sulmuesit

Policia ka dhënë detaje të reja për një rast të dhunës në një familje në Prizren. Rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 21:43 në rrugën “Besnik Kastrati’’.

Policia, thotë se menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes.“Ku policia ka arritur që të dyshuarin A. S., të moshës 38 vjeçe, m/sh/k, ta sjellin në Stacionin Policor në Prizren”, njofton policia

Ndërsa viktima ka marr tretman  mjekësor ne spitalin rajonal Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, thotë tutje policia.

Rasti ka ndodh pas një mosmarrëveshje ne mes natarëve te familjes (vëllezërve).

“Palët janë intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se kishte në pronësinë e tij një armë. Policia në cilësinë e provave  materiale e ka sekuestruar:   Një Kallash ‘AK-47 “ nr.serik 0362983 dhe dy  karikator me një fishekë . 7.62 m.m.,

Pasi është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

 

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit