Bashkimi, kampione e Kupës së Kosovës për femra

Skuadra e Bashkimit ka arritur Kupën e Kosovës për femra, duke mposhtur vashat e Prishtinës në finalen e madhe.

Prizrenaset ishin më kualitative në finalen e madhe, duke arritur që në pjesën e dytë të kthejnë në favorin e tyre një ndeshje që pas 20 minutave të pare dukej se po shkonte në favorin e Prishtinës.

Çereku i parë ishte shumë i baraspeshuar, me të dy skuadrat që shënuan nga 16 pikë në çerekun hapës.

Në dhjetë minutat e dyta të takimit, Prishtina u tregua më kualitative në sulm duke u treguar më e mirë në mbrojtje.

15-8 u mbyll çereku i dytë, me Prishtinën që e fitoi çerekun e parë me rezultat 31 – 24.

Mirëpo, me rikthimin në parket në pjesën e dytë, Bashkimi u duk si një skuadër krejtësisht tjetër.

Prizrenaset, periudhën e tretë të takimit e fituan me rezultat 13-24, duke qenë më të mirë se kryeqytetaset, dhe kështu duke marrë epërsinë e takimit.

Pas çerekut të tretë, në semafor rezultati shënonte Prishtina 44 – 48 Bashkimi.

Më pas, në periudhën mbyllëse të ndeshjes, Bashkimi kontrolloi lojën duke arritur një fitore të madhe në finale.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte Prishtina 54 – 69 Bashkimi.

Në radhët e prizrenasve, më e mira ishte Sara Vraniqi, me 18 pikë dhe tetë kërcime. Edhe Sara Martinaj shtoi 18 pikë duke qenë një ndër basketbollistet më të spikatura në parket.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit