10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

‘Mos u nxeh Prizren!’, mjet për argëtim dhe edukim

Loja “Mos u nxeh Prizren” ka synim jo vetëm argëtimin. Përmes saj fëmijët mësojnë për trashëgimin kulturore të qytetit ndërsa është e përgatitur në dy formate për t’u zhvilluar në hapësirë publike dhe atë të formës së lojës për tavolinë.

Promovimi i trashëgimisë kulturore është një nga arsyet e krijimit të lojës Mos u nxeh Prizren. Shkollarët janë ata të cilët do të kenë mundësi që edhe të argëtohen edhe të mësojnë për monumentet dhe personalitetet e qytetit të cilat paraqiten në këtë format të lojës.

Monumentet historike dhe kulturore e bëjnë shumë të veçantë qytetin e Prizrenit. Ato janë arsye e ndalesës së shumë turistëve të cilët dëshirojnë të njihen me përmbajtjen dhe historikun.

Promovimi i tyre është po aq i rëndësishëm sidomos për gjeneratat e reja. Për këtë qëllim është krijuar një lojë si mjet për argëtim dhe edukim për trashëgimin kulturore.  “MOS U NXEH PRIZREN” është loja e përgatitur nga EC Ma Ndryshe mbështetur edhe nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Përmes kësaj loje fëmijët mësojnë për personalitete dhe për monumente të ndryshme brenda qytetit. Loja fillon me vrapuesen e Prizrenit duke përshkuar një rrugë të gjatë deri te caku në kalanë e qytetit. Loja është prezantuar në format të hapësirës publike dhe atë të formës së lojës për tavolinë.

Ndryshe Kosova është shumë e pasur me trashëgimi kulturore por e njëjta nuk është trajtuar asnjëherë në mënyrën e duhur. Me qëllim promovimin dhe njohjen e vlerave të trashëgimisë e njëjta lojë është menduar të krijohet edhe nëpër qytete.

Deri tani kjo lojë kreative është e dizajnuar për qytete të ndryshme të Shqipërisë, si: Gjirokastra, Tirana, Shkodra e Korça.

Më Shumë

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Lajmet e Fundit