Aksident mes kamionit e veturës në Prizren, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” mbrëmjen e së premtes, në drejtimin Prizren-Vërmicë.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 18:24, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë (dalja jug). Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vend-ngjarjes”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit