18.8 C
Prizren
E martë, 20 Maj, 2025

Prizren: Një vit burgim dhe 700 euro gjobë ndaj të akuzuarit se ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur të martën aktgjykim dënues, ndaj të pandehurit L.M., i akuzuar për veprën penale, dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor.

Sipas njoftimit nga kjo Gjykatë, i akuzuari i lartcekur është dënuar me një vit burgim dhe 700 euro gjobë për dy veprat penale me të cilat ngarkohej, raporton “Betimi për Drejtës”.

Bëhet e ditur se dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti të akuzuarit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 05.01.2022.

“Më datë 4 janar 2022, në orët e mbrëmjes në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri L.M., ushtron dhunë, keqtrajtim fizik, psikologjik dhe ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, ashtu që ditën kritike i pandehuri pasi që fillimisht fjaloset me të dëmtuarën, më pas e sulmon duke e goditur me grushte nëpër pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e të cilave e dëmtuara ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin rajonal”, thuhet në njoftim.

Për këtë ai akuzohej se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par. 3 lidhur me par. 2 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje në njoftim të Gjykatës, thuhet se me datë, vend dhe kohë të njëjtë si më lartë, për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, i pandehuri L.M., me dashe e godet duke e gjuajtur me mjet të fortë me çka të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore, ndrydhe në kone dhe shpinë, të përshkruara sikur në ekspertizën mjeko ligjore

I lartcekuri akuzohej se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 183 par. 1 nën par. 3.1 lidhur me par. 1 nën par 1.4 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës./

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për shtënie me armë zjarri në një lokal në Korishë të Prizrenit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Korishë të Prizrenit ka arrestuar një person për shkak të dyshimit se ka shtënë me armë zjarri...

Qytetari has në mjet të dyshuar shpërthyes në një zonë pyjore në Dragash

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten pasdite në territorin e Komunës së Dragashit është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes, të...

Lajmet e Fundit