Milan po e vëzhgon nga afër sulmuesin e krahut të Tottenham, Bergwijn

Milan ia kanë vënë syrin sulmuesit të krahut të Tottenham, Steven Bergwijn, i cili është duke pasur një sezon jo të mirë nën urdhrat e Antonio Contes në Londrën Veriore

24 vjeçari holandez ka dështuar për të zënë vend në përbërjen e trajnerit italian këtë sezon dhe vështirë që ai do të luajë më për Spurs.

Ish sulmuesi i PSV Eindhoven ka bërë vetëm 12 paraqitje në Premier Ligë këtë sezon, në total 437 minuta, duke shënuar dy gola dhe bërë një asist.

Marrë në konsideratë shumën që ka paguar Spurs për të – 35 milionë euro – ata nuk janë të kënaqur me të.

Siç raporton Calciomercato.com, arritja e Dejan Kulusevski muajin e kaluar ia ka limituar paraqitjet Bergwijnit në Londrën Veriore, kështu që Tottenham mund ta lërë atë që të largohet për vetëm 18-20 milionë euro.

Milani janë të interesuar për 24 vjeçarin dhe e kanë futur atë në listën e transferove të mundshme gjatë këtij afati të transferove. Për të nuk ka ndonjë ofertë zyrtare por kjo varët më shumë për fondet që do të kenë atë të gatshme për transfere në verë, si dhe blerjen e mundshme të Junior Messias. /GazetaExpress/

Më Shumë

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Lajmet e Fundit