16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Jacobson pro ulëseve të rezervuara edhe për një mandat

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson në një prononcim për Radio Dukagjinin ka deklaruar se mbështet vazhdimin e ulëseve të rezervuara edhe për mandatin e ardhshëm, mirëpo sipas saj për këtë duhet të vendosin autoritetet e Kosovës.

“Ulëset e rezervuara janë një çështje e ndjeshme. Mendimi im është se do të kishte kuptim që të vazhdohet me ulëset e rezervuara për mandatin e ardhshëm, por unë nuk kam votë në Kuvendin e Kosovës kështu që kjo u takon autoriteteve të Kosovës që të vendosin”, ka thënë Jacobson.

Ajo ka deklaruar se 2 deri në 3 ulëse do të mund t’i rezervoheshin përfaqësuesve të veriut gjatë mandatit të ardhshëm.

“Ndjenja ime është se duhet përkrahur procesin e tashëm të integrimit në veri. Po shohim disa përparime me polici, dogana dhe mund të ketë kuptim që të jenë 2-3 ulëse të rezervuara për mandatin tjetër. Por ky nuk është vendimi im, duhet ta bëj të qartë se ne kemi takuar liderët, por roli i ambasadorëve nuk është të vendosim, por të inkurajojnë dialogun dhe jo të vendosim”, është shprehur ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, citon Tribuna.

Ndryshe, 25 deputetë të pakicave kanë parashtruar kërkesë për ndryshime kushtetuese, me qëllim rikthimin e një neni për kthimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, pas takimit të fundit të liderëve për reformë zgjedhore, ka pohuar se nëse ulëset e rezervuara nuk zgjaten të paktën edhe për një mandat ka gjasë që veriu të mbetët një konflikt i ngrirë.

Më Shumë

Defekt në stacionin e pompave, disa fshatra të Prizrenit pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të...

Arrestohet në kufi 65-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e arkës së bamirësisë në xhaminë e Reçanit të Prizrenit

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Z.M., është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, pasi...

Lajmet e Fundit