23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Guardiola: Messi është si Jordani

Pep Guardiola është ende i dashuruar me Lionel Messin. Trajneri i Manchester Cityt dha një intervistë të gjatë për “Ole”, në të cilën foli edhe për marrëdhënien e tij me kampionin argjentinas, të cilin e konsideroi si vendimtar në disa vendime të rëndësishme të teknikut.

“Sigurisht që fitorja e Kupës së Amerikës ishte një çlirim i madh për të. Nuk është e lehtë të jesh Messi në këtë botë. Dhe tani do mundohet të fitojë Botërorin, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë. Nuk fola me të pas fitores së Kupës së Amerikës, por sigurisht e uroj.

Çfarë ka ndryshuar në lojën e tij? Vitet ecin, energjia që kemi në moshën 20-vjeçare nuk është e njëjtë me atë të pas 30-ave. ne të gjithë ndryshojmë, ai gjithashtu ka ndryshuar, ka luajtur në shumë ndeshje. Kur ishte 20 apo 21 vjeç, Messi kishte aq energji, sa për t’u përballur me botën. Sot që është rreth 35 vjeç, ai është mjaft i zgjuar, por energjia nuk është e njëjta”, theksoi ai.

Guardiola gjithashtu pranoi ndikimin që Leo kishte në karrierën e tij: “Çfarë do të thotë Messi? Gjithçka! Ishin një grup lojtarësh të jashtëzakonshëm që e ndihmuan atë te Barcelona ??në ato katër vite që ishim bashkë. Lojtarë mbresëlënës. Shumë yje në kulmin e karrierës së tyre, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Xavi, Puyol], Iniesta… Mes të gjithëve është krijuar një mirëkuptim që ndodh vetëm një herë në jetë. Kemi fituar shumë, por a do ta kishim bërë pa të? Jo, e pamundur. Messi është si Michael Jordan, i detyrohem atij një shishe të mirë vere për ta falënderuar për kontratat që më bëri të nënshkruaj”, ka thënë ndër të tjera Pep Guardiola.

Më Shumë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, qëndroi në Gjonaj të Hasit, në hapjen e edicionit të 35-të të Festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”,...

Protestuesit kërkuan dialog dhe rritje të pagave për së paku 30 për qind

Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera me rastin...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit