M&Sillosi dhuron 25 tonë miell për Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë

Mulliri M&Sillosi ka dhuruar 25 mijë kilogramë miell për Shtëpinë e të Moshuarve e cila ndodhet në Suharekë.

Halil Kastrati, drejtues i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, duke njoftuar për këtë akt bamirësie, ka falënderuar kompaninë “Devolli Corporation”, transmeton KlanKosova.tv.

“Zoti ju shpërbleftë! 25 tonë miell erdhën sot nga M&Sillosi donacion”, është shprehur Kastrati.

“Faleminderit shumë “Devolli Corporation”. Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit