22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Tri vdekje të dyshimta, në mesin e tyre edhe një foshnje në Prizren

Tri vdekje të dyshimta janë regjistruar në 24 orët e fundit në Gjilan, Suharekë dhe Prizren.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh në Gjilan raportohet se në emergjencën e qytetit është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore. Rasti vazhdon të hetohet.

Ndërkaq në magjistralen Suharekë-Shtime raportohet se në afërsi të një restoranti është gjetur trupi i një burri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe e urgjencës. Nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një veturë të cilën dyshohet se e ka përdorur viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Ndërkaq në Prizren raportohet se është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore e ëma e foshnjës është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është

Më Shumë

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Lajmet e Fundit