Prizreni, kryeqyteti kosovar i Frankofonisë

Këtë javë janë hapur “Java e Frankofonisë” organizuar nga Ambasada Franceze në bashkëpunim me ambasadorët e shteteve frankofone.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Valon Ibraj, atashe për kulturë në Ambasadën franceze në Kosovë, tha se “Java e Frankofonisë” në Kosovë, mbahet për 22 vite më radhë, ndërsa këtë vit sjellë shumë risi.

“Kryeqendra për këtë vit e frankofonisë është Prizreni. Edicioni i 22-të i kësaj ngjarje do të sjell një program të pasur kulturor artistik që përfshin aktivitete të shumta në fushën e artit, kulturës, sportit, trashëgimisë, inxhinierisë, njohurive mbi BE-në, dhe tema të tjera mbi aktualitetin”, tha ai  në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij aktivitetet e frankofonisë nuk janë vetëm për ata që flasin frëngjisht. “Kemi aktivitete me laramani dhe diversitet kulturor dhe për këtë ky aktivitet është për të gjithë. “Java e Frankofonisë” për çdo vit do të ndryshoj qytetin ku organizohet ky aktivitet frankofon”, theksoi ai.

Ndryshe edicioni i 22-të, “Java e Frankofonisë është quajtur“ATMOSPHÈRES “ ka filluar më 13 dhe përfundon më 20 mars 2022.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit