Telekomi ofron pensionime të parakohshme për punëtorët

Në këtë e-mail, të cilin Klan Kosova e ka siguruar EKSKLUZIVISHT, të punësuarve të kësaj kompanie iu ofrua një pako dalëse, e cila përfshin dy mundësi.

Ata u njoftuan gjithashtu për hapat që do të ndërmerren në vijim për reformimin e tërësishëm të korporatës.

“a. Pensionimi i parakohshëm për personat të cilët/at dalin në pensionim gjatë viteve kalendarike 2023, 2024, 2025 dhe 2026, si dhe b. Marrëveshje vullnetare për ndërprerjen e kontratës së punës me benefitet e paracaktuara për punëtorin/en”, thuhet mes tjerash në e-mail.

Ata që firmosin për t’u pensionuar para kohe do të përfitojnë 60 për qind të pagës aktuale bruto për periudhën e mbetur deri në pensionim.

Punëtorët e Telekomit që vullnetarisht ndërpresin marrëdhënien e punës do të marrin 24 paga bruto përnjëherë.

Më Shumë

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit