4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

ALG “Loyola-Gymnasium” në Prizren hap dyert për nxënësit ukrainas, të dëbuar nga vetrat e tyre

Dy nxënëse nga Ukraina, të cilat bashkë me prindërit e tyre janë strehuar në Kosovë, të hënën do të fillojnë mësimin në ALG “Loyola-Gymnasium” në Prizren, njëra në shkollën fillore, e tjetra në gjimnaz.

“Si në shkollën fillore, ashtu edhe në atë të mesme, ne kemi hapur dyert për fëmijët dhe u ofrojmë atyre një vend ku mund të mësojnë të sigurt dhe t’i plotësojnë nevojat e tyre”, thotë z. Elias Koller, drejtor ekzekutiv i “Loyola-Gymnasium”.

“Ne jemi të lumtur që shkolla jonë ka mundësi të ofrojë tërë kapacitetet e saj për fëmijët ukrainas, duke llogaritur këtu edhe gatishmërinë e tërë stafit për mirëkuptimin dhe angazhimin e tyre për të bërë hapin e nevojshëm shtesë, për hir të solidaritetit ndërkombëtar, bashkëjetesës ndërkulturore dhe promovimit të paqes”, thekson z. Koller, sipas të cilit “Loyola-Gymnasium” do të vijojë të promovojë këto vlera dhe se ndihet krenar për këtë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

ALG “Loyola-Gymnasium” mbetet e përkushtuar ndaj gjesteve humanitare dhe në situatën aktuale u ofron nxënësve nga Ukraina, të cilët i kanë braktisur vatrat e tyre për shkak të luftës, e që aktualisht ndodhen në Kosovë, mundësinë që të përjetojnë një shkollë të rregullt dhe në të njëjtën kohë, të vijnë në kontakt me fëmijët dhe të rinjtë e së njëjtës moshë këtu në Prizren.

ALG “Loyola-Gymansium” kohë më parë ka filuar një aksion, i cili do të përmbyllet në fund të javës së ardhshme, për të grumbulluar mjete financiare për të rinjtë ukrainas që kanë braktisur shtëpitë e tyre nga tmerret e luftës.

Përveç mjeteve financiare, nxënësit kanë përgatitur me dhjetra kartolina, të cilat do t’ua dërgojnë bashkëmoshatarëve të tyre, në shenjë dashurie e solidarizimi, në këtë situatë të vështirë nëpër të cilën ata po kalojnë.

Më Shumë

Zogaj për degën e Gjykatës në Dragash: Të kthjellet, ose të mbyllet

Gjatë prezantimit të raportit të punës për tremujorin e parë të 2024-ës, kryetarja e Gjykatës në Prizren, Shpresa Emra mori kritika për degën në...

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Lajmet e Fundit