Erdogan vjen me një apel për Putinin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje homologut të tij rus Vladimir Putin për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare për civilët, pas pushtimit rus të Ukrainës. Kjo i u bë e ditur nga zyra e shtypit e presidentit turk, pas jë bisede telefonike të këtij të fundit me homologun rus.

“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon”, tha zyra e tij.

“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin”, shkroi në Tëitter të dielën zyra e presidentit turk, sipas të cilës, Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e raundit tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

 

Më Shumë

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Led Zeppelin 2 arrijnë në Prizren, nesër performojnë në Rock & Blues Music Festival

Grupi amerikan Led Zeppelin 2 ka arritur në Prizren, ku nesër mbrëma do të ngjitet në skenë në kuadër të Prizren Rock & Blues...

Lajmet e Fundit