12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Vdes aksidentalisht një person në Rahovec, ishte duke servisuar traktorin e tij

Një person ka vdekur të martën në Rahovec aksidentalisht pasi që ishte duke servisuar traktorin në oborrin e tij dhe mjeti kishte lëvizur.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj.

Ai për teve1.info ka treguar se fillimisht viktima është dërguar për në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës.

Por, ai bëri të ditur se rrugës për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, viktima ka ndërruar jetë.

“Sot me datë 30.03.2022 rreth orës 16:00 nga QKMF e Rahovecit, Stacioni Policor – Rahovec është njoftuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Rastit i është përgjigjur patrulla policore dhe kanë kuptuar se viktima e lartcekur është sjellë në Emergjencë me lëndime serioze. Pas marrjes së ndihmës së parë viktima me autoambulancë është dërguar për në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, pasi gjendja e viktimës ishte duke u keqësuar me autoambulancë viktima është transportuar në drejtim të QKUK-së Prishtinë”, tha ai.

Tutje, Xhurkaj tregoi se në konsultim me prokurorin, kufoma i është kthyer familjarëve për kryerjen e ceremonisë së varrimit./teve1.info/

Më Shumë

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa...

Lajmet e Fundit