Tre suharekas kapen në flagrancë duke vjedhur naftë nga rezervuarët e IPKO-s

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten tre persona të dyshuar në fshatin Mushtisht të Suharekës, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur naftë nga rezervuarët e antenave të IPKO-s.

Sipas njoftimit të shtunën, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur naftë nga rezervarët e antenave të IPKO-s. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më Shumë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Lajmet e Fundit