Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njofuar se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.

Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore ?????? ????.

Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data ?? ????? ???? ?ë ?? ??? ????.

Në rast se të punësuarit dëshirojnë të verifikojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar si të punësuar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhën tatimore shkurt 2022, ashtu që të konfirmojmë se kualifikohen për mbështetje, mund të ndjekin vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/regemployer?fbclid=IwAR3knmXVLPMMQk-3eKSNhRTUvGaN8FlJ8YdUYXzPpSy6aJfjIFqJWAkJ_5w

Vëmendje: Të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill.

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Lajmet e Fundit